Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Sapo ka perfunduar edicioni i fundit i festivalit "Kenga Magjike 2007" ku fituese e vendit te pare eshte shpallur Aurela Gace, pasuar ne renditje nga Flori & Soni,Elvana Gjata dhe Jehona Sopi. Per informata me te hollesishme ju njoftojm brenda kohes.
Elsa Lila prezantuese e festivalit të RTSH-së
Nga kënga ka provuar të kalojë në botën e modës, si modele. Nga skena e një koncerti e festivali ka kapërcyer në xhirimin e një filmi, si aktore. Dhe eksperimentet duket se nuk mbarojnë me kaq. Elsa Lila është gati të shënojë kthesën e radhës. Do të ngjitet në arenën e festivalit të madh tradicional të Radio Televizionit Publik Shqiptar, si prezantuese.
Elsa, 26-vjeçare, tashmë i ka lënë të gjitha angazhimet e saj në Itali dhe ka mbërritur në Tiranë për t’ia kushtuar kohën përgatitjes së saj për edicionin më të ri të Festivalit të këngës në RTSH.
Me të mbaruar festivalin ajo do të largohet nxitimthi për në Itali, për të vijuar projektin e saj, të cilin iu desh ta bllokonte vetëm për një muaj. “Ia vlen kur e bën për festivalin nga i cili unë kam dalë. Nëse s’do kishte qenë ky festival, ndoshta unë s’do të kisha bërë asgjë nga çfarë kam bërë në gjithë këto kohë. Ndaj ndjej se duhet ta jap kaq kontribut”, ka thënë ajo për mediat shqiptare.
Blero konkuron ne festivalin e RTVSH-së
Blero këtë herë synon më lart. Veç evenimenteve si Top Fest këtë rradhë ai ka menduar të konkurrojë në festivalin e fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar. Sapo ka përfunduar këngët e cila sipas disa burimeve do të vijë më të vërtetë mirë në veshin e publikut.
Sipas të dhënave në internet Blero është shprehur se për këtë pjesëmarrje të tij në festivalin shqiptar po kujdeset edhe kompania që menaxhon këngëtarin në Suedi e cila gjithashtu do të promovojë këngën në këtë vend.
Nuk dihet ende performanca që ka zgjedhur Blero për të qenë pjesëmarrës në këtë garë, ku siç dihet këndojnë profesionistët e vërtetë të këngës, të cilët i qëndrojnë besnikë skenës së vetme që ofron Eurovisionin
Fejohet Shpat Kasapi?
Një lajm i keq për të gjitha vajzat: As mos shpresoni që bukuroshi nga Maqedonia, Shpat Kasapi, do t’ua hedhë sytë tash e tutje. Pse? Po sepse jo vetëm që lidhja e tij e shumëpërfolur me Afërdita Dresajn, shoqëruesja e parë e "Miss Shqipëria 2007", është e vërtetë, por dashuria e tyre pritet të kurorëzohet së shpejti.
Shpati dhe Afërdita së shpejti do ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre duke e kurorëzuar me fejesë, njofton gazeta tiranase “Koha Jonë”. Nuk dihet ende nëse kanë menduar të organizojnë ndonjë ceremoni madhështore ose jo, por një gjë, sipas kësaj gazete, është e sigurt: “Shpati nuk është më i lirë”.
Adelina Ismaili i rikthehet kenges para publikut ne Gjilan
Për herë të parë pasi i vranë të dashurin, është ngjitur në skenë përpara publikut këngëtarja kosovare Adelina Ismajli. Ajo ka dalë para një mase shumë të madhe njerëzish në Gjilan, në tubimin elektoral që po mbante Lidhja Demokratike e Kosovës, në kuadër të fushatës zgjedhore. E veshur tërësisht në të zeza, e grimuar pak dhe me flokë të mbërthyer mbrapa kokës, Adelina ka kënduar dy këngë, “Ushtarit tim” dhe këngën “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, këngë këto që kanë ngritur në këmbë sallën, që përcolli performancën e saj me shumë duartrokitje dhe inovacione. Adelina nuk ka folur asgjë para simpatizantëve të LDK-së, ndërkohë që ka patur absolutisht vëmendjen e të gjithëve.
Çdokush ishte kurioz të shihte këngëtaren, gjëndjen e saj pas kaq e kaq kohësh e mbyllur në shtëpi. Syri vigjilent nuk i ka shpëtuar asnjë detaji që kishte lidhje me Adelinën. Të gjitha lëvizjet e saj ndiqeshin me kujdes, madje nga hutimi përgjatë minutave që këndoi nuk ka patur asnjë koment nga të pranishmit, duke I lënë ato për më vonë, pas tubimit. Ajo gjithnjë ka kënduar nëpër fushatat zgjedhore të LDK-së dhe njihet si një adhuruese e flaktë e këtij subjekti politik, e në veçanti për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Në fakt askush nuk e priste që këngëtarja e mirënjohur të dilte tani në skenë, por si gjithnjë ajo ka ditur të befasojë publikun. Adelina edhe kësaj radhe është paraqitur e fortë dhe guximshme.
Bëhet fjalë për një kohë të gjatë që nuk ka bërë asnjë hap në karrierë, ndërkohë që flitej se ajo po vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe se po shërohej diku jashtë shtetit. Për më tepër zërat flisnin se një periudhë kohe ajo i ishte kushtuar vetëm lidhjes së saj me të dashurin, policin tashmë të ndjerë Triumf Riza. Por pas vdekjes së Rizës, me të cilin Adelina ishte në lidhje për një kohë të gjatë, ajo nuk ka folur asnjëherë për mediat, dhe nuk ka komentuar asnjë nga thashethemet përfshirë edhe atë se ajo po priste një bebe, nga lidhja me Triumfin. Por nuk është fshehur në ditën kur u bë varrimi, ku është parë duke qarë mbi varrin e tij, ndërsa në përkujtimet që i ka bërë të dashurit nëpër të përditshmet kosovare, është betuar se amanetin e tij do ta çojë deri në fund.
Soni: Flori më ka bërë njeriun më të lumtur në botë
"E dua sepse më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Është dhurata më e bukur e jetës sime", ka deklaruar këngëtarja Soni Malaj, në një intervistë për gazetën Shekulli, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë i pëlqen te partneri i saj Florian Mumajesi.
“E veçanta në çiftin tonë është që e vlerësojmë dhe e respektojmë shumë njeri-tjetrin. Përveçse kemi shumë gjëra të përbashkëta, kemi shumë dialog dhe e duam njëri-tjetrin pa kufij”, ka thënë ajo.
Ndërkaq Flori e ka përshkruar Sonin si person të mrekullueshëm, të dashur me njerëzit dhe të matur. “Është e mrekullueshme në raport me njerëzit. Është e matur, e komunikueshme. Por ajo që pëlqej më shumë është që ajo më dashuron shumë dhe unë gjithashtu”, ka thënë ai.
Soni dhe Flori së fundi kanë realizuar edhe një këngë R&B dhe soul në duet, që quhet "Fluturimi 3470".
Greta Koçi, vajza e brishtë që rebelohet
Xhirimet e klipit, që së shpejti pritet të jetë në ekranet muzikore shqiptare, janë realizuar në Maqedoni fundjavën e shkuar duke shfrytëzuar jo vetëm pamjet e ngrohta dhe romantike, që të dhuron liqeni, por edhe disa prej pikave turistike të qytetit të Ohrit. Jemi mësuar që në videoklipet e saj ta shohim zakonisht të ëmbël, lozanjare dhe të brishtë.
Këtë radhë Greta Koçi shfaq edhe karakterin e një vajze rrebele, të cilën një mashkull nuk e ka të lehtë ta bëjë për vete. Fustanet elegantë dhe provokues zëvendësohen këtë radhë nga pantallonat e shkurtra, këmisha sportive dhe atletet. Por duket se nuk ka qenë shumë e lehtë të xhirohej në të nxehtin e korrikut. Këngëtarja dhe i gjithë stafi që punuan me të, janë përballur në fakt edhe me temperaturat e larta të kësaj vere, që as freskia e liqenit nuk ka mundur t’i mposhtë. Greta KOçi në fillim të këtij muaji, premtoi se do të sillte jo vetëm një këngë të realizuar artistikisht, por edhe një videoklip shumë të veçantë, krejt ndryshe nga sa kemi parë deri tani në ekranet tona. “Zbulo sekretin”. Një titull intrigues, që sjell një këngë ritmike tepër të pështatshme për stinën e verës. Kënga është kompozuar nga Genti Lako ndërsa tekstin e ka shkruar poeti Arben Duka. Edhe pse e impenjuar në koncerte gjatë gjithë këtij sezoni Greta e ka parë si të arsyeshme të lançojë tashmë edhe një këngë të re, që nga sa mësojmë iu përket ritmeve folk të gërshetuara me modernen. Por ndërsa ka marrë në duar këngën e saj të regjistruar, këngëtarja nuk ka humbur kohë për të realizuar edhe klipin shoqërues të këngës, i cili pritet të jetë intrigues, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në elementët vizivë. Por, tashmë që edhe shkolla ka përfunduar Greta Koçi ka një axhendë të ngjeshur me koncerte, që do të vazhdojnë deri në fund të vitit si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Megjithatë pavarësisht impenjimeve artistike të stinës ajo ka programuar edhe ditët e pushimeve, që këtë vit së bashku me familjen kanë zgjedhur të jenë jashtë Shqipërisë në muajin shtator
Arta Bajrami, me album të ri stilesh të përziera
Këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami, sapo ka përfunduar albumin e tretë me radhë, ndërsa brenda pak ditësh pritët ta plasojë në treg.
“Albumi është i gatshëm, me dymbëdhjetë këngë të reja të rrymave të ndryshme”, ka thënë këngëtarja Bajrami.
Sipas saj, albumi më i ri, i cili deri më tani nuk është titulluar, do të shoqërohet edhe me një videospot. “Kam bërë edhe videospot, por aktualisht nuk dua të flas më shumë rreth tij, ngase dua të jetë befasi për publikun”, thotë Arta.
Ajo shton se, albumin e ka punuar për një vit, së bashku me vëllain e saj, Don Arbas, në studion e tyre.
“Albumi i ri dallon nga dy albumet e kaluara, ngase ka rryma të përziera të muzikës, si techno oriental, house, R&B, si dhe dy këngë balada, që konsideroj se janë shumë të mira”, ka thënë këngëtarja Bajrami.
Arta Bajrami, ndryshe njihet si këngëtarja e parë që ka promovuar zhanrin e R&B në Kosovë.
Pas sëmundjes përgatit rikthimin
Kam arritur në jetë më shumë se ç’kam dashur dhe do të vdes e lumtur që isha e para”, kështu është shprehur Adelina në një nga intervistat e shumta për mediat. E vërtetë, ajo ka qenë e para këngëtare shqiptare që ka thyer disa tabu në Kosovë dhe Shqipëri, ndërkohë që ne ishim mësuar me një model shabllon në skenat tona. E kush nuk e mban mend vajzën lozonjare më kaçurrela, e cila nuk ishte më shumë se 14 vjeç kur u shfaq në skenën e festivalit. Por në atë kohë askush nuk mund të imagjinonte që vetëm një vit më vonë ajo vajzë çapkëne do të transformohej në një femër seksi, duke mos ngurruar ta shoqëronte këngën me një striptizë sensuale.
Por ajo që të çudit është fakti se ajo edhe sot vijon të mbetet një këngëtare e veçantë edhe pse konkurrenca është mjaft e madhe. Adelina quhet fenomeni kosovar pikërisht për risitë dhe çudirat që solli në muzikën mbarëshqiptare. Gjithmonë ka pasur kuriozitet për të mësuar sa më shumë mbi jetën e saj private, e cila sipas imagjinatës së të gjithëve mund të ishte po aq interesante sa performanca e saj në skenë, mirëpo Adelina ka ditur të jetë e rezervuar duke mos bërë asnjë koment për këtë fakt, duke jua mbajtur antenat ngritur të gjithëve për të mësuar të renë e radhës “Made by Adelina”. Ja si shkruan një fans i Adelinës në një nga forumet shqiptare në internet: “Ajo është femra më seksi shqiptare. Adelina është yll muzikë, yll arti, yll seksi, yll lirie, yll rebelimi, yll afere, yll i sportit, yll pavarësie. Adelina Ismajli ka thyer akullin, Adelina ka çmendur meshkujt...”
E vërteta e sëmundjes
Eshtë parë për herë të fundit në skenë në koncertin e Vitit të Ri dhe më pas asnjë dalje e saj në publik, asnjë turne, madje thuhet se këngëtarja ka anuluar disa kontrata me mjaft leverdi. Sipas burimeve tona në Prishtinë, thuhet se Adelina ka marrë ftohje në mushkëri dhe situata është rënduar pasi ajo pi shumë cigare si dhe tepron me pijen. Tani mjeku i ka ndaluar rreptësisht jo vetëm cigaren, por ai kontrollon edhe dietën e saj. Thuhej gjithashtu që këngëtarja ishte për kura në Turqi, në Zvicër, dikush tjetër aludon se mund të jetë shtatzënë, por e kontaktuar në telefon nga redaksia, e ëma na pohoi se ajo është në Prishtinë, në fshat tek daja i saj. E pyetur nëse është e vërtetë që e bija do të tërhiqet nga kënga, ajo na u përgjigj: “Nuk e ka menduar asnjëherë, madje tani po përgatitet për klipin e ri dhe së shpejti do të jetë në skenë.” Gjithashtu e ëma e mohon faktin se e bija është e sëmurë duke mos dhënë më shumë detaje rreth fjalëve që qarkullojnë në media dhe ambientet artistike.
Jonida Maliqi nxjerr website-in personal
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi vetëm pak ditë më parë ka publikuar website-in e saj personal. Të gjitha të dhënat rreth këngëtares, dhe të rejat më të fundit gjënden në faqen zyrtare të saj në internet. Sapo klikon në adresën www.jonidamaliqi.com një portret i madh i saj të shfaqet përpara teksa të fton të futesh në brendësi. Faqja kryesore nis me një thënie ku citohet: “Të shprehesh me përpikmëri, kjo është nisja dhe mbarimi i çdo arti”. Në rubrikat që listohen përmendim Biografinë, ku tregohet gjithë jeta dhe krijimtaria e Jonidës, galeria e pasur fotografike, pjesëmarrjet e shumta në festivale të ndryshme si dhe mënyrat e kontaktimit me këngëtaren. Faqja është në rifreskim të vazhdueshëm për t’iu shtuar të dhënat dhe informacionet më të fundit rreth Jonida Maliqit.